Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

18-vjeçari që përshkoi 10 km në Maratonën e Tiranës: synoj medalje në të ardhmen

18-vjeçari që përshkoi 10 km në Maratonën e Tiranës: synoj medalje në të ardhmen
Foto: shqiptarja.com

Një 18-vjeçar ka përfunduar garën prej 10 kilometrash në Maratonën e Tiranës. Xhildjo Gega nuk ka arritur të fitojë një medalje në këtë garë të parë për të, por synimi ishte të vendoste veten në provë. Ai tregon për Report Tv mbi përgatitjen për Maratonën dhe qëllimin për të vijuar me pjesëmarrjen në edicionet e ardhshme.

-Si vendose të merrje pjesë?

Xhildjo Gega: Kisha shumë dëshirë ta provoja veten.

-Kjo është hera e parë?

Xhildjo Gega: Hera e parë.

-Si kanë qenë përgatitjet e tua?

Xhildjo Gega: Merrem me palestër, kam qenë futbollist. Me atletikë.

-Do të vazhdosh të marrësh pjesë?

Xhildjo Gega: Besoj se po, kam dëshirë.

-Ishte i vështirë itinerari për ty?

Xhildjo Gega: Nëse je i stërvitur, jo, nuk është e vështirë.

-Këtë vit nuk more çmim, si do të jenë qëllimet e tua për të ardhmen?

Xhildjo Gega: Me shumë stërvitje dhe qëllim e arrin. Dua të përshëndes familjarët e mi që janë mbështetja ime më e madhe dhe mamin tim, e dua shumë.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha