Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Goldie Hawn, aktorja që fitoi zemrat e botës dhe një Oscar

Goldie Hawn, aktorja që fitoi zemrat e botës dhe një Oscar
Foto: kultplus.com

Më 21 nëntor 1945, në Uashington D.C., lindi aktorja dhe producentja amerikane Goldie Hawn, e cila u bë një nga yjet më të njohur të Hollivudit, veçanërisht gjatë viteve ’70, ’80 dhe ’90. Ajo fitoi famë ndërkombëtare me rolin në filmin “The Cactus Flower”, për të cilin në vitin 1970 u shpërblye me çmimin Oscar dhe Golden Globe për aktoren më të mirë në rol dytësor.

Karriera në televizion dhe film

Karrierën e saj e nisi në televizion, ndërsa u bë e njohur përmes emisionit humoristik “Rowan & Martin’s Laugh-In”. Më pas, Hawn ndërtoi një karrierë të suksesshme në film, duke u paraqitur në komedi dhe drama të ndryshme. Ndër filmat e saj më të njohur janë “Private Benjamin”, “Overboard”, “Death Becomes Her” dhe “The First Wives Club”. Për rolin në “Private Benjamin” u nominua për herë të dytë për çmimin Oscar, këtë herë në kategorinë e aktores më të mirë.

Jeta private dhe rikthimi

Përveç karrierës në aktrim, Goldie Hawn themeloi edhe kompaninë e saj të produksionit. Ajo ka tre fëmijë, përfshirë aktorët Oliver dhe Kate Hudson, ndërsa prej vitit 1983 është në lidhje me aktorin Kurt Russell. Pas një periudhe larg ekranit, ajo u rikthye në kinema në vitin 2017 me filmin “Snatched”, ndërsa më vonë u shfaq edhe në filmat “The Christmas Chronicles”./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha