Më 21 nëntor 1975, David Bowie publikoi këngën “Golden Years”, si singëllin e parë të albumit të tij të dhjetë në studio, Station to Station, i cili doli në treg në janar të vitit 1976.
E shkruar nga vetë Bowie, kënga solli një ndërthurje të muzikës soul, funk dhe pop, duke pasqyruar drejtimin e ri muzikor që artisti po eksploronte në mesin e viteve 1970.
“Golden Years” pati sukses të konsiderueshëm në klasifikimet muzikore, duke arritur vendin e tetë në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendin e dhjetë në Billboard Hot 100 në Shtetet e Bashkuara.

Ndikimi në karrierën e Bowie-t
Kënga u shndërrua në një nga krijimet më të njohura të kësaj periudhe të karrierës së Bowie-t, ndërsa albumi Station to Station mbetet një nga veprat e rëndësishme në diskografinë e tij./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










