Një letër tjetër e Arlinda Zekajt, që i drejtohej institucioneve të drejtësisë përpara se ajo të vritej, u bë publike të dielën, një javë pas vrasjes së saj në Vitomiricë të Pejës.
Letra drejtuar gjyqtarit Migjen Kastrati
Kësaj radhe, letra i drejtohej gjyqtarit Migjen Kastrati, të cilit Zekaj i kërkonte të lëshonte urdhrin mbrojtës për të, si dhe të vendoste për çështjen e kujdestarisë së djalit të saj.
Letrën e publikoi Natyra Kuçi, ndërsa në të Arlinda i drejtohet gjyqtarit me një lutje që çështjen e saj ta trajtonte me urgjencë.
“Për ju është rutinë, për mua është jetë dhe veç Zoti e di pse ty të ka zgjedhë të shpëtosh jetë”, thuhet në një nga pjesët e letrës, të cilën Arlinda Zekaj e kishte shkruar më 7 shtator 2026.
Burimi: insajderi.org