Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Dardane Sogojeva Shala denoncon Rilind Berishën për kanosje në Fushë Kosovë

Seanca e Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës kishte marrë fund, por një incident i raportuar pas saj ka kaluar në duart e Policisë. Dardane Sogojeva Shala ka njoftuar se është kanosur nga Rilind Berisha, ndërsa për të zbardhur çfarë kishte ndodhur, hetuesit kanë marrë në pyetje tre dëshmitarë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 30 tetor, pas mbylljes së seancës së Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.

Denoncimi në Stacionin Policor

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, një ditë më pas, më 31 tetor, rreth orës 16:00, Sogojeva Shala është paraqitur në Stacionin Policor të Fushë Kosovës, ku ka denoncuar Rilind Berishën për kanosje.

Rasti, i raportuar në rrugën “Tahir Zemaj”, ka angazhuar hetuesit policorë, të cilët kanë ndërmarrë veprime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Tre persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa edhe Rilind Berisha është marrë në pyetje si i dyshuar, në praninë e avokatit të tij të autorizuar.

Lirimi dhe vazhdimi i hetimeve

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, Berisha është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar nën dyshimin për veprën penale “Kanosja”.

Ende nuk janë bërë të ditura fjalët apo veprimet konkrete që kanë nxitur denoncimin, ndërsa nuk është sqaruar nëse incidenti kishte lidhje me diskutimet gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha