Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Karamuço: Ushtria shqiptare ndihmoi Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK-së

Karamuço: Ushtria shqiptare ndihmoi Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK-së
Foto: euronews.al

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli mbi luftën çlirimtare të UÇK-së dhe vendimin e Gjykatës Speciale, e cila dënoi ish-krerët e UÇK-së.

Narrativat mbi luftën çlirimtare

Ai tha se përpjekjet kanë synuar ta paraqesin luftën çlirimtare si një veprimtari banditeske, duke u mbështetur në narrativa të ndërtuara ndër vite, të cilat, sipas tij, kanë rënë.

Karamuço shtoi se gjatë procesit gjyqësor një pjesë e dëshmive të përdorura për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së u dhanë nga spiunë shqiptarë. Sipas tij, këta dëshmitarë i kanë ndryshuar deklaratat e tyre sa herë kanë dashur, në varësi të parave të marra nga Serbia.

Akuzat për trafikim organesh dhe pretendimet e tjera

Karamuço u shpreh gjithashtu për narrativat që, sipas tij, u përdorën gjatë kohës së luftës, përfshirë pretendimin për fundamentalizëm islam dhe akuzat për trafikim organesh, të cilat, sipas tij, nuk u vërtetuan. Ai përmendi edhe një episod, ku, sipas tij, u bënë analiza dhe verifikime që rezultuan të pabazuara.

“Pra shikoni se çfarë angazhimi ka pasur për ta kthyer luftën çlirimtare në një lëvizje banditeske. Dhe kjo i ka rënë plotësisht, dhe tani ajo që ka mbetur është të manipulohen dëshmitarët”, tha ai.

Dokumentacioni dhe roli i spiunëve

Karamuço theksoi se dokumentacioni u dha nga Ministria e Brendshme e Beogradit, por sipas tij ka pasur edhe një “ushtri të vogël” spiunësh shqiptarë që e ndihmuan shumë këtë proces.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha