Analisti Neritan Sejamini thotë se zv.kryeministrja Albana Koçiu mund të jetë kandidatja e PS-së për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale, pasi e sheh si figurën më e përshtatshme për të përmbushur planet e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij, vetë Rama do të jetë “garuesi” kryesor në zgjedhjet e ardhshme lokale, një moment elektoral kyç që, sipas analistit, do ta përdorë për të dëshmuar edhe një herë pushtetin e tij.
Arsyet e zgjedhjes së Koçiut
Sejamini thotë se Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, i ka prishur planin fillestar të PS-së. Sipas tij, partia do të zgjedhë një person që do t’i bindet plotësisht kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe Koçiu konsiderohet si kandidatja më e mundshme për këtë rol.
Ai shton se qëllimi i një zgjedhjeje të tillë do të ishte edhe të shmangej akuza për korrupsion, ndërsa fushata do të mbahej kryesisht nga Rama, i cili do ta paraqesë atë si një fushatë për çuarjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në këtë kuadër, sipas analistit, kandidatura e Koçiut do t’i shërbente këtij narrativi.
Burimi: kohajone.com










