Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Policia shpërndan protestuesit në Bulevard me gaz lotsjellës

Policia shpërndan protestuesit në Bulevard me gaz lotsjellës
Foto: lajmifundit.al

Qytetarët janë mbledhur sot, më 19 nëntor, para Kryeministrisë, ku po vazhdojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit qëndrojnë në vendin e tubimit

Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi derisa të plotësohet kërkesa e tyre kryesore, të cilën e kanë shprehur që nga 31 maji.

Ata vazhdojnë të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë.

Policia nis largimin e protestuesve

Sipas aktit normativ të qeverisë, policia nuk i lejon protestuesit të qëndrojnë në bulevard, por qytetarët kanë vendosur ta vazhdojnë tubimin e tyre.

Policia filloi të largojë protestuesit nga Bulevardi, ndërsa situata u tensionua në momentin e ndërhyrjes, ku pati përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.

Këta të fundit hodhën spray lotsjellës ndaj protestuesve, ndërsa sipas raportimeve, protestuesit nuk po kryenin veprime shqetësuese.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha