WASHINGTON, 4 nëntor /ATSH-DPA/ – Demokratja Deb Haaland është zgjedhur guvernatore e shtetit të Nju Meksikos, duke u bërë gruaja e parë indigjene që mban këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas projeksioneve të mediave amerikane.
Haaland fitoi ndaj kandidatit republikan Gregg Hull në këtë shtet të jugperëndimit amerikan, raportojnë rrjetet televizive NBC News dhe ABC News.
Fitoren e saj e kishin parashikuar edhe sondazhet e opinionit publik.
Karriera e saj në qeverinë federale
E lindur në vitin 1960, Haaland shërbeu më parë si sekretare e Brendshme e SHBA-së gjatë administratës së presidentit Joe Biden, në periudhën 2021–2025.
Edhe në atë detyrë, ajo shënoi një moment historik, duke u bërë gruaja e parë indigjene që mori një post në kabinetin qeveritar amerikan.
Shteti i Nju Meksikos, i vendosur në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, ka një popullsi prej rreth dy milionë banorësh.
Burimi: ata.gov.al









