Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Gasperini: Pranuam vrullin e tyre në pjesën e dytë, ky ndeshje na shërben më shumë

Gasperini: Pranuam vrullin e tyre në pjesën e dytë, ky ndeshje na shërben më shumë
Foto: telesport.al

Trajneri i Romës, Gian Piero Gasperini, analizoi humbjen 3-2 ndaj Manchester United në Champions League, duke theksuar se skuadra nuk arriti të përballonte reagimin e kundërshtarit në pjesën e dytë.

Pse ndryshoi Roma pas pushimit?

Manchester United nuk kishte më asgjë për të humbur dhe ushtroi presion të lartë. Ne duhej të luanim ndryshe, të shfrytëzonim edhe topat e gjatë, por nuk arritëm t’i kontrollonim lojtarët e tyre. Ndoshta duhej të ishim më agresivë në duele. Pësuam vrullin e tyre, të përforcuar nga penalltia dhe episodi i golit 2-2. Kjo na pengoi ta administronim ndeshjen deri në fund.

A dhemb më shumë kjo humbje?

Molina mund të luante, është futbollist me përvojë ndërkombëtare, por nuk është ky shkaku i humbjes. Kjo ndeshje na mësoi më shumë se ajo me Realin. Duhet të nxjerrim mësime që do të na vlejnë për të ardhmen.

Roma duhet të mësojë ta ndalë këtë seri…

Duhet të çlirohemi pak nga presioni për të fituar me çdo kusht. Ndoshta ka edhe zhgënjim që na shpëtoi fitorja nga duart. Kjo ndeshje na shërben më shumë se të tjerat.

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha