Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Pio Esposito: Jam i lumtur që u zhbllokova

Pio Esposito: Jam i lumtur që u zhbllokova
Foto: telesport.al

“Kemi hyrë në fushë me qasjen e duhur dhe e orientuam ndeshjen që në fillim. Humbjet duhen analizuar, kështu bëmë edhe ne. Jam i lumtur që i dhamë vazhdimësi fjalëve që i thamë njëri-tjetrit. Mund të përballemi me këdo dhe llogaritë do t’i bëjmë në fund.

Goli që mungonte

Goli më mungonte që nga shtatori? Për një sulmues, goli është gjithmonë oksigjen, por puna për skuadrën vjen mbi gjithçka. Jam i lumtur që më në fund u zhbllokova”. Kështu u shpreh Pio Esposito për “Sky Sport”, pas fitores 3-0 të Interit në transfertën ndaj Feyenoordit.

Sfida e radhës ndaj Comos

Edhe Yann Bisseck, autori i golit të parë, vlerësoi paraqitjen e skuadrës dhe foli për sfidën e radhës ndaj Comos: “Como është një skuadër shumë e fortë, por nëse japim gjithçka në fushë, kemi një mundësi të shkëlqyer për të fituar. Kemi qenë seriozë dhe të përqendruar për 95 minuta. Kjo është rruga e duhur”.

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha