Modelja dhe sipërmarrësja Hailey Bieber ka zbuluar se pas lindjes së djalit të saj, Jack Blues, është përballur me PMDD-në, një formë më të rëndë të sindromës premenstruale. Sipas saj, për këtë çështje flitet shumë pak dhe ka ende mungesë të madhe hulumtimesh.
Në një intervistë për revistën “WWD”, bashkëshortja e këngëtarit Justin Bieber tregoi se kjo përvojë e ka bërë të kuptojë rëndësinë e diskutimit të hapur për shëndetin e grave.
Përvoja personale dhe rëndësia e të folurit hapur
Ajo pranoi se të folurit për këtë problem e ndihmon të ndihet më pak e vetmuar.

Hailey Bieber
Ndërkohë, marka e saj e kozmetikës, Rhode, ka njoftuar se do të dhurojë pesë milionë dollarë gjatë tri viteve të ardhshme për Fondacionin për Shëndetin e Grave, me qëllim mbështetjen e kërkimeve në fusha që ende marrin pak vëmendje dhe financim.
Fushat e kërkimit që do të mbështeten
Një pjesë e këtij fondi do të përqendrohet te shëndeti gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, sëmundjet autoimune, si dhe zhvillimi i trajtimeve dhe metodave diagnostikuese për shëndetin e nënave dhe vajzave adoleshente.
PMDD konsiderohet një formë më e rëndë e sindromës premenstruale dhe shfaqet në ditët para menstruacioneve, duke shkaktuar simptoma të theksuara si depresioni, ankthi, nervozizmi dhe ndryshimet e papritura të humorit.
Sfida të tjera shëndetësore
Hailey ka folur edhe më herët për sfidat shëndetësore, duke treguar se pas lindjes kishte përjetuar gjakderdhje të rëndë. Ndërsa në vitin 2022, ajo kishte pësuar edhe një sulm të lehtë ishemik.
Burimi: indeksonline.net









