Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar televizionin Fox News dhe ka paralajmëruar përdorimin e vetos ndaj nismave të demokratëve, pas humbjes së kontrollit në Kongresin amerikan.
Përmes një sërë postimesh në rrjetin social Truth Social, Trump ka shprehur pakënaqësinë e tij me rezultatet zgjedhore, duke njoftuar se në ditët në vijim do të komentojë më gjerësisht arsyet e fitoreve dhe humbjeve të kandidatëve.
Në njërin prej reagimeve, presidenti amerikan publikoi fotografinë e një kapeleje të kuqe me mbishkrimin “VETO”, duke rikujtuar deklaratën e tij të mëparshme se do të kundërshtonte nismat e demokratëve nëse ata merrnin kontrollin e Kongresit.
Trump nuk i kurseu kritikat as ndaj televizionit Fox News, të cilin e fajësoi për humbjet e republikanëve, duke pretenduar se i ka dhënë vazhdimisht hapësirë kundërshtarëve demokratë.
Ai sulmoi gjithashtu ish-kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, pas paraqitjes së tij në Fox News, duke e cilësuar si kryetarin më të keq në historinë e qytetit.
Burimi: abcnews.al









