TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Fermerët kanë zgjeruar shitjet e produkteve bujqësore të dokumentuara përmes autofaturës, duke forcuar formalizimin e aktivitetit ekonomik në sektorin bujqësor.
Rritja e shitjeve të dokumentuara
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vlera e shitjeve të regjistruara përmes autofaturës arriti në 221 milionë euro për periudhën janar-tetor 2026, me një rritje prej 13% kundrejt së njëjtës periudhë të vitit 2025.
Një tjetër tregues pozitiv është numri i autofaturave, i cili u rrit me 22%, duke reflektuar shtimin e transaksioneve të dokumentuara mes fermerëve dhe subjekteve që blejnë prodhimet e tyre.
Formalizimi dhe transparenca
“Rritja e volumeve tregtare pasqyron një ecuri pozitive drejt formalizimit dhe transparencës së aktivitetit ekonomik si pasojë e iniciativave formalizuese në këtë sektor”, bëri të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
/e.xh/ /a.g/
Burimi: ata.gov.al










