Ana Ejupi dhe Kevin po festojnë dyvjetorin e lidhjes së tyre. Me këtë rast, Ana ka ndarë disa fotografi në Instagram, bashkë me një dedikim të gjatë e plot dashuri për partnerin e saj.
Në postimin e saj, ajo ka kujtuar rrugëtimin e përbashkët dhe ka treguar se gjatë këtyre dy viteve kanë kaluar sfida, por edhe shumë momente të bukura, që i kanë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin.
“Jam shumë, shumë me fat dhe shumë falënderuese që je pjesë e imja. Sot i mbushim dy vite bashkë dhe shpresoj që kemi me u plak bashkë”, ka shkruar Ana, ndër të tjera.
Një periudhë e veçantë për çiftin
Ky përvjetor vjen në një periudhë të veçantë për çiftin, pasi ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Siç ka treguar më herët Ana, në muajin janar pritet të vijë në jetë vajza e tyre, duke i bërë prindër për herë të parë.
Kështu, dyvjetori i lidhjes i gjen Anën dhe Kevinin në prag të një kapitulli të ri në jetën e tyre, ndërsa së shpejti familjes së tyre do t’i bashkohet edhe një anëtare e vogël.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









