Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Rama përballë protestës së të rinjve: Hajdeni

Rama përballë protestës së të rinjve: Hajdeni
Foto: euronews.al

Asambleja e Partisë Socialiste për Tiranën përfundoi pas rreth dy orësh diskutimesh. Pjesën më të madhe të takimit e zuri fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama.

Protesta jashtë ambienteve

Kur mbledhja mbaroi, Rama dhe përfaqësues të tjerë socialistë po largoheshin nga Universiteti i Arteve. Jashtë, në ambientet e Universitetit Politeknik, i priste një grup studentësh.

Të rinjtë brohoritën në kor: “Rama, jep dorëheqjen!”. Kryeministri reagoi me qetësi dhe e trajtoi situatën me sportivitet.

Një video tregon Ramën që u drejtohet studentëve me një gjest të dorës dhe thotë: “Hajdeni”.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha