Një 41-vjeçar i dënuar me 9 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” u kap dhe u ndalua nga Policia e Delvinës.
Në kuadër të operacionit për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë lokalizuan dhe ndaluan Besnik Banushin, banues në Delvinë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e kishte dënuar me 9 vite burgim për një ngjarje të ndodhur më 2 janar 2012.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Burimi: abcnews.al










