Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Këngëtarja e njohur do të martohet këtë fundjavë?

Këngëtarja e njohur do të martohet këtë fundjavë?
Foto: topalbaniaradio.com

Miley Cyrus dhe Maxx Morando po shkojnë drejt altarit. Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë fundjavë në një ceremoni private në Kaliforninë Jugore. Sipas raportimeve të TMZ, çifti do të shkëmbejë betimet martesore këtë fundjavë, ndërsa detajet rreth ceremonisë dhe të ftuarve mbahen ende të fshehta. Përfaqësuesit e dy artistëve nuk kanë dhënë ende asnjë koment për lajmin, i cili po qarkullon me shpejtësi që nga dita e djeshme.

Sinjalet e para për martesën

Ky zhvillim vjen disa muaj pasi nëna e Miley-t, Tish Cyrus, la të kuptohej se çifti mund të ishte martuar në fshehtësi. Gjatë ceremonisë së nderimit të këngëtares me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, në muajin maj, Tish u fotografua me të bijën dhe motrën e saj, Brandi Cyrus. Në një moment, ajo thuhet se bëri një koment për të pranishmit, duke thënë: “Do të sjellim bashkëshortin”. Pak më vonë, Maxx iu bashkua grupit dhe shkëmbeu një puthje në faqe me këngëtaren.

Historia e lidhjes

Miley, 33 vjeçe, dhe muzikanti 28-vjeçar u njohën përmes një takimi të organizuar nga miqtë e tyre, siç ka treguar vetë artistja në një intervistë për revistën “Vogue” në vitin 2023. Romanca e tyre u bë publike në nëntor të vitit 2021, kur ndanë një fotografi së bashku gjatë një eventi të markës Gucci. Një muaj më vonë, ata u shfaqën pranë njëri-tjetrit në festën e Vitit të Ri të organizuar nga Miley në Miami.

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha