Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Tërmet i fuqishëm godet Perunë, shkaktojnë rrëshqitje dherash

Tërmet i fuqishëm godet Perunë, shkaktojnë rrëshqitje dherash
Foto: euronews.al

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë goditi Perunë qendrore, duke shkaktuar shqetësim tek banorët pasi dridhja u ndje në shumë zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, ku qytetarët u evakuuan nga shtëpitë e tyre.

Tërmeti u regjistrua në orën 7:09 të mbrëmjes sipas kohës lokale të premten.

Detajet e tërmetit

Sipas Institutit Gjeofizik Peruan (IGP), epiqendra e tërmetit ndodhej afërsisht 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junin, në rajonin e Andeve me të njëjtin emër, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 129 kilometra.

Pavarësisht forcës së tërmetit, informacionet fillestare nuk tregojnë për viktima ose dëme të mëdha materiale, me shërbimet kompetente që po monitorojnë situatën.

Reagimi i qytetarëve

#Temblor
Perú, video muestra como fue el fuerte temblor de 6.7 con epicentro en Junín que sacudió Lima y toda la región centro del país, algunos moradores salieron a las calles temiendo una réplica. https://t.co/tUkHM2FnCD

— We News (@wenewsec) November 21, 2026

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha