Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Dy shtetase kineze arrestohen në Fier për prostitucion

Dy shtetase kineze arrestohen në Fier për prostitucion
Foto: abcnews.al

Në kuadër të operacionit “ESKOR-GIRIS-5”, u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë Zhang Yongzhong Ling dhe Qiaorong Honghua Rui, të datëlindjeve 23.08.1974 dhe 12.10.1979, banues në Yueyang dhe Xuyi, Kinë.

Të dyja shtetasit, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, morën me qira një lokal në Fier, ku e përdornin për veprat penale të “Prostitucionit” dhe “Shfrytëzimit të Prostitucionit”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Fierit.

Gjithashtu, u referuan në Prokurorinë e Fierit shtetasit M. A., K. P., Xh. S., banues në Novoselë Vlorë, Daullas Fier dhe Hoxhar Fier, për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjatë operacionit u sekuestruan si prova materiale 6 telefona celularë, 300 euro dhe 35.000 lekë.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha