TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka filluar procesin e digjitalizimit të hartave kadastrale në Bashkinë e Lushnjës, ku 87 zona kadastrale do të kalojnë në këtë proces sipas kalendarit të punës së caktuar.
Sipas Kadastrës, aktualisht po kryhet inventarizimi dhe skanimi i hartave. Më pas do të vazhdojnë gjeoreferimi, digjitalizimi dhe integrimi i tyre në sistem.
Gjatë punimeve, në zonat kadastrale përkatëse do të ketë ndërprerje të përkohshme, deri në 21 ditë, për shërbimet që kërkojnë veprime mbi hartën kadastrale.
Ndërkohë, Kadastra Shqiptare njofton se të gjitha shërbimet e tjera do të vazhdojnë të ofrohen normalisht.
/e.xh/j.p/
Burimi: ata.gov.al









