Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Plagoset drejtuesi i motorit pas aksidentit në aksin Tiranë-Durrës

Plagoset drejtuesi i motorit pas aksidentit në aksin Tiranë-Durrës
Foto: reporteri.al

Një aksident rrugor u regjistrua këtë të premte në aksin Tiranë-Durrës, kur një automjet u përplas me një motor. Sipas policisë, drejtuesi i motomjetit mori dëmtime dhe ndodhet në spital.

Njoftimi i policisë

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. K. u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin R. F.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit u dëmtua dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha