Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë mëngjes në qendër të Orikumit, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën 63-vjeçari Xhevair Xhelili, i cili udhëtonte në njërin prej automjeteve.
Nga përplasja raportohen edhe 3 persona të plagosur. Në automjetin tjetër udhëtonin disa punëtorë të huaj, që po shkonin në zonën bregdetare të Vlorës për të punuar.
Të plagosurit u transportuan në Spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore, ndërsa trupi i 63-vjeçarit u dërgua në morgun e spitalit.
Hetimi në vendngjarje
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti tragjik.
Burimi: top-channel.tv









