Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Prona 16 milionë euro sekuestrohen në Vlorë, përfshirë zona e Ujit të Ftohtë

Prona 16 milionë euro sekuestrohen në Vlorë, përfshirë zona e Ujit të Ftohtë
Foto: lajmifundit.al

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u konfiskuan dhe kaluan në pronësi të shtetit pasuri të paluajtshme me vlerë 16 milionë euro, të shtetasit P.P. Ai akuzohej për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 187/1 të Kodit Penal.

Çfarë zbuluan hetimet

Nga hetimet mbi procesin penal nr. 946/2015 rezultoi se, gjatë proceseve gjyqësore dhe procedurave administrative për njohjen dhe kthimin e një pasurie 32.000 m² në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Vlorë, u përdor një vendim gjyqësor i falsifikuar. Hetimet treguan gjithashtu se pas përfitimit dhe regjistrimit të kësaj prone, u kryen veprime juridike për ndarjen, tjetërsimin dhe kalimin e saj te persona të tretë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të saj.

Dënimi dhe konfiskimi

Shtetasi P.P. u dënua me 7 vjet burgim. Me kërkesën e Prokurorisë, gjykata vendosi konfiskimin e pasurive të mëposhtme:

  • Pasuria e paluajtshme me sipërfaqe 32.000 m², e regjistruar në vitin 2009 në emër të shtetasve K.Sh., M.Sh. dhe R.Sh., si dhe të gjitha pasuritë që rrjedhin dhe derivojnë prej saj, konkretisht:
  • Pasuria e paluajtshme nr. 431;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 404;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 311;
  • Pasuria e paluajtshme nr. 312;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr. 41.263, me sipërfaqe 23.363 m²;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr. 41.264, me sipërfaqe 1000 m²;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr. 41.361, me sipërfaqe 7932 m²;
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr. 41.263/1, me sipërfaqe 1126.13 m²; dhe
  • Pasuria e paluajtshme e regjistruar me nr. 41.108, me sipërfaqe 7637 m².

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha