Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi me masa të shtuara sigurie

Jakup Krasniqi kthehet në shtëpi me masa të shtuara sigurie
Foto: kohajone.com

Jakup Krasniqi është kthyer sërish në shtëpinë e tij në Prishtinë, pas qëndrimit në selinë e EULEX-it.

Ai ishte marrë nga shtëpia dje, rreth orës 17:00, dhe ishte dërguar në objektin e EULEX-it. Pak minuta më parë ai u kthye pranë familjes së tij.

Siguria gjatë ditës

Edhe gjatë ditës së tretë të qëndrimit në Kosovë, Krasniqi vazhdon të shoqërohet nga forca të shtuara të EULEX-it. Gjatë pjesës tjetër të ditës, siguria e tij do të jetë në përgjegjësi të Policisë së Kosovës, zyrtarët e së cilës janë vendosur tashmë para shtëpisë së tij.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha