Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Shqipëria bashkohet me nismën energjetike të Trump, thotë ambasada amerikane

Shqipëria bashkohet me nismën energjetike të Trump, thotë ambasada amerikane
Foto: euronews.al

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka përshëndetur përfshirjen e Shqipërisë në nismën “Trump Peace Pipelines Framework”, e cila synon forcimin e sigurisë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të furnizimit në rajon.

Memorandumi i nënshkruar

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada bëri të ditur se ambasadori amerikan në Shqipëri, Wendt, ka nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të Ministerialit të Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC).

“Krenari të shohësh Shqipërinë t’i bashkohet nismës “Trump Peace Pipelines Framework”, ndërsa Ambasadori Wendt nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik (P-TEC), duke dëshmuar për rritjen e angazhimit rajonal për sigurinë dhe diversifikimin energjetik. Ky është një hap i rëndësishëm drejt uljes së cenueshmërisë së rajonit ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për kompanitë dhe punonjësit amerikanë dhe shqiptarë”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha