Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Sula largon 4 inspektorë pas bllokimit të 27 ton mishit në Fier

Sula largon 4 inspektorë pas bllokimit të 27 ton mishit në Fier
Foto: shqiptarja.com

27 ton mish derri që vinte nga një fermë e pacertifikuar në Brazil u bllokuan nga AKU Fier. Kryeinspektori Dashnor Sula, duke folur për “Studio Live” në Report Tv, tha se janë marrë masat dhe 4 inspektorë janë larguar nga detyra për shkelje.

Sula tha se që kur është vendosur në krye të Inspektoratit të Përgjithshëm, janë larguar nga detyra 15 inspektorë, pasi ai nuk toleron asnjë shkelje. Ai shtoi se për këtë ka marrë mbështetje edhe nga kryeministri Rama.

“Përpara dy ditësh është zbardhur vendimi sot, janë larguar nga detyra 4 inspektorë, 3 të Durrësit dhe 1 i AKU Fier për këtë situatë. Ishte mish derri i pacertifikuar nga një fermë në Brazil dhe që nuk lejohej të eksportohej. Menjëherë u bë e mundur ta konstatonim një fakt të tillë. Subjekti ka kaluar për ndjekje penale. Qëkur kam ardhur, kemi larguar 15 inspektorë për shkelje. Në Shkodër shkarkuam 6 inspektorë, kishte gati 2 vjet që abuzohej. Kjo ka qenë për shkak të kryeinspektorëve e drejtorëve që abuzonin me ligjin. Kam vendosur të jem jashtëzakonisht korrekt dhe e kam tolerancën zero, e kam bërë të qartë që s’toleroj askënd. Kam një mbështetje shumë të fortë nga kryeministri për të zbatuar ligjin, për të qenë korrekt dhe mos të tutem nga asnjë ndërhyrje. Ndërhyrje apo presion politik, zero”, tha Sula.

Kryeinspektori përshkroi edhe marrëdhënien me kryeministrin, e cila bazohet te llogaridhënia dhe shpesh te komunikimi jashtë orarit zyrtar.

“Komunikimi është normal. Kryeministri është ai që na kërkon më shumë llogari. Kryeministri nuk njeh orar, duhet të jesh i vëmendshëm në çdo moment. Ka ndodhur që edhe në 5 e gjysmë të mëngjesit ka sjellë shqetësimin e një qytetari”, tha Sula.

Sula iu përgjigj edhe Sali Berishës, i cili e kishte ironizuar këtë komunikim duke e quajtur “kënaqësinë më të madhe” të Sulës.

“Nuk flas sepse s’jam shoku i kryeministrit në radhë të parë, jam nëpunës i shtetit dhe rrjedhimisht varem nga qeveria dhe kryeministri. 0 përfitime nga një fond shtetëror!”, tha kryeinspektori.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha