Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Ekonomi

Aeroporti i Tiranës shënon rekord me 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditë

Aeroporti i Tiranës shënon rekord me 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditë
Foto: lajmifundit.al

Aeroporti i Tiranës shënoi një rekord të ri: 300 mijë pasagjerë në dhjetë ditët e para të nëntorit 2026.

Shifrat e javës së parë

Shifrat u bënë publike në një postim në faqen zyrtare të aeroportit:

Ditën udhëtojmë. Natën punojmë! 🌙

300 mijë pasagjerë në 10 ditët e para të nëntorit. Vetëm më 1 nëntor, 38 670 pasagjerë u nisën ose mbërritën në Tiranë me 226 fluturime. Rekord historik për TIA-n!

Për të përballuar këto flukse dhe për të pritur edhe më shumë udhëtarë në të ardhmen, po investojmë 40 milionë euro në transformimin e aeroportit.

Nga 9 deri më 27 nëntor, punimet i kemi organizuar në vetëm 12 net, që fluturimet të vijojnë gjatë ditës. Në kantier punojnë 380 profesionistë, mes tyre 50 inxhinierë. Në dispozicion të tyre janë 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne asfalti.

Faleminderit skuadrave që punojnë ditën dhe natën dhe të gjithëve ju që fluturoni me ne. Gati për rekorde të reja!

Punimet gjatë natës

Sipas aeroportit, punimet për transformimin e infrastrukturës do të zhvillohen vetëm gjatë natës, në 12 net midis 9 dhe 27 nëntorit, në mënyrë që fluturimet të vazhdojnë gjatë ditës. Në kantier janë të angazhuar 380 profesionistë, ndër ta 50 inxhinierë, të pajisur me 130 kamionë, 12 ekskavatorë, 30 betoniere dhe impiante moderne asfalti.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha