Ndërsa liderët botërorë nisën një ditë të re bisedimesh në samitin e APEC-ut në Shenzhen, presidenti amerikan Donald Trump dukej i lodhur, madje u përkul para kamerave.
Ndërsa Presidenti Xi Jinping paraqiti synimet e Kinës për rajonin e Azisë dhe Paqësorit, Trump, 80 vjeç, dukej sikur mbylli sytë për pak çaste dhe u përkul përpara.
Në të njëjtën kohë, Presidenti rus Vladimir Putin ndiqte me vëmendje zhvillimet, ndërsa Kryeministri kanadez Mark Carney dhe Shefi Ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, mbanin shënime.
Kryeministrja japoneze Sanae Takaichi u pa duke buzëqeshur gjatë disa momenteve të fjalimit të Xi Jinping.
Burimi: euronews.al










