Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Harvard nis kurs që e vendos leximin në qendër të mësimit

Harvard nis kurs që e vendos leximin në qendër të mësimit
Foto: reporteri.al

HARVARD, 4 nëntor/ATSH/ Në një kohë kur inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si mësojnë dhe punojnë studentët, Universiteti i Harvardit po tërheq vëmendjen me një kurs që vendos në qendër leximin, reflektimin dhe mendimin e pavarur.

Një kurs që kërkon lexim të thelluar

Sipas një postimi të publikuar nga “Fortune Italia”, bëhet fjalë për një nga kurset më kërkuese të universitetit. Studentët duhet të lexojnë një libër të plotë çdo javë, pa përdorur smartphone, kompjuter apo mjete të inteligjencës artificiale.

Programi synon të nxisë aftësinë për të menduar në mënyrë kritike dhe për të formuar gjykime personale, pa u mbështetur te teknologjia apo zgjidhjet e gatshme.

Autorë nga periudha të ndryshme

Lista e leximeve përfshin autorë dhe filozofë të periudhave të ndryshme, nga Platoni te shkrimtarja angleze Jane Austen. Kjo i fton studentët të përballen drejtpërdrejt me tekstet dhe idetë e tyre.

Kursi nuk ofron rrugë të shkurtra për të siguruar nota të mira, por kërkon angazhim të vazhdueshëm, lexim të thelluar dhe diskutim.

Interesi në rritje

Interesi për t’u regjistruar në këtë program është rritur, ndërsa ai vjen në një moment kur universitetet në mbarë botën po përballen me sfidën e integrimit të inteligjencës artificiale në arsim. Pyetja kryesore është se si të ruhet aftësia e studentëve për të menduar në mënyrë të pavarur.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha