Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Zgjedhjet në SHBA: Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA: Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky
Foto: euronews.al

Në Shtetet e Bashkuara kanë nisur të mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet e mesmandatit. Në mesnatë, sipas orës shqiptare, votimi përfundoi në disa zona të Indianës dhe Kentakit, ndërsa në orën 01:00 pritet të mbyllen qendrat edhe në Florida, Xhorxhia, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia.

Mbyllja e qendrave në Indiana dhe Kentaki

Në Indiana janë mbyllur qendrat për zgjedhjet e Dhomës së Përfaqësuesve në distriktet 3, 5, 6, 7 dhe 9, ndërsa në Kentaki në distriktet 3, 4, 5 dhe 6. Në distriktet e tjera të këtyre dy shteteve, si dhe për zgjedhjet në nivel shtetëror, votimi do të përfundojë në orën 01:00.

Gara e distriktit të gjashtë në Kentaki

Një nga garat e para që pritet të tërheqë vëmendjen është ajo në distriktin e gjashtë të Kentakit, ku republikani Ralph Alvarado përballet me demokratin Zach Dembo për vendin e lënë nga kongresmeni republikan Andy Barr. Dy vjet më parë, Donald Trump e fitoi këtë zonë me një diferencë prej 15 pikësh, ndërsa këtë herë gara konsiderohet e ngushtë.

Numërimi i votave gjatë natës

Në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura edhe për disa orë, ndërsa numërimi dhe publikimi i rezultateve do të vijojnë gradualisht gjatë natës.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha