Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Elektricisti humb jetën në Dibër pasi u zu poshtë nga shtylla gjatë punës

Elektricisti humb jetën në Dibër pasi u zu poshtë nga shtylla gjatë punës
Foto: euronews.al

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije, në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku një elektricist ka humbur jetën teksa ishte duke punuar.

Shtylla elektrike

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, paraprakisht dyshohet se shtylla elektrike është shembur dhe e ka zënë poshtë punonjësin.

Elektricisti, i identifikuar me inicialet L. Sh., ka humbur jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes së rëndë.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha