TIRANË, 5 nëntor /ATSH/ Shqipëria do të ndikohet të enjten nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në vijën bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat malore në lindje do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat në relievet malore në lindje do të jenë mesatare dhe hera-herës të dendura.
Era dhe valët
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Në vijën bregdetare, kryesisht në atë veriperëndimore, si dhe në zonat luginore, era do të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.
Në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat sipas qyteteve
QYTETET
Temperaturat
Siglat
Shkodër
5/20
Diell pak re
Kukës
3/17
Diell re
Lezhë
6/20
Diell pak re
Dibër
2/16
Diell re
Durrës
6/20
Diell pak re
Tiranë
7/22
Diell pak re
Elbasan
7/22
Diell re
Berat
6/22
Diell pak re
Vlorë
12/20
Diell pak re
Korçë
6/14
Diell re
Gjirokastër
8/20
Diell re
Sarandë
9/22
Diell pak re
/r.e/
Burimi: ata.gov.al









