Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Trupi i 69-vjeçarit nxirret nga rrënojat në Elbasan

Trupi i 69-vjeçarit nxirret nga rrënojat në Elbasan
Foto: euronews.al

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit Hamit Ibro, i cili rezultonte i zhdukur që nga shpërthimi i së mërkurës në Elbasan, u gjet nën rrënojat e godinës. Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura e nxorrën pas disa orësh kërkimesh.

Shpërthimi dhe dëmet

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një apartament dhe shkaktoi dëme të rënda në strukturën e godinës. Muret e apartamentit dhe shkallët e pallatit u shembën, ndërsa tre kate të ndërtesës u bashkuan në një.

Nga ngjarja humbi jetën edhe një 82-vjeçare, e cila banonte në apartamentin ngjitur me atë ku ndodhi shpërthimi.

Të plagosurit dhe banorët

Ndërkohë, 10 persona të tjerë, që pësuan asfiksi, morën ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Godina u shpall e pabanueshme dhe banorët u evakuuan nga ekipet e emergjencës, ndërsa autoritetet po marrin masa për sistemimin e tyre.

Shkaqet e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshimet paraprake janë për një bombol gazi.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha