Ekspertët e xhenios kanë mbërritur pranë pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, për të ndihmuar ekipet e emergjencës në operacionin e kërkimit të personit të zhdukur.
I zhdukuri është Hamit Ibro, 69 vjeç, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi.
Vlerësimi i rrezikut të ndërtesës
Ndërkohë, ekspertët e xhenios po vlerësojnë rrezikshmërinë e ndërtesës, me qëllim që të përcaktojnë kushtet e sigurisë për ekipet e shpëtimit.
Burimi: top-channel.tv










