“Dua të kthehem tek diçka: pozita e kryeministrit mbetet thelbësore. Shqiptarët kanë jetuar për shumë vite në një kontrast shumë të madh, mes mundësive që kanë gjetur. Për shumë familje, emigracioni ka qenë zgjidhja për një punë më të mirë dhe një arsim më të mirë. Prandaj, nuk dua të hyj tek gjërat që kanë ndryshuar në Shqipëri, por dua të shtoj se nuk mund të flasim për bashkimin tonë me Evropën pa e pasur parasysh këtë realitet. I gjithë ky proces nuk është për Brukselin apo Parisin, por është shtetndërtimi evropian i Shqipërisë, ku shqiptarët të kenë mundësi të rrisin fëmijët këtu, njësoj si në Evropë. Kush flet për progresin, duhet ta mbajë këtë thelb: përmirësimin e jetës dhe të standardeve të saj. Kjo është arsyeja kryesore që jam kaq i përkushtuar ndaj këtij procesi. Edhe pse më gëzon ky raport i progresit, si një dëftesë shumë objektive e përparimit të madh të Shqipërisë”, theksoi ai.
Lajmi në përditësim…
Burimi: abcnews.al










