Aventura e ekipit kombëtar shqiptar të peshëngritjes nuk ka qenë ajo që pritej në Botërorin e shtangës që po zhvillohet në Kinë. Një turne ku shtangistët kuqezinj ishin shumë larg zonës së medaljes.
Ertjan Kofsha në peshën 95 kg
I fundit që garoi për ngjyrat e Shqipërisë ishte i riu Ertjan Kofsha, që mori pjesë në Baterinë C të peshës 95 kg.
Në stilin e shkëputjes, ai u klasifikua në vendin e 24-t. Në provën e parë realizoi 160 kg, por dështoi dy herë të ngrejë fillimisht 164 kg e më pas 165 kg.
Në stilin e shtytjes, Kofsha u rendit në vendin e 28-të. Edhe këtu, realizoi vetëm provën e parë me 190 kg, ndërsa në dy provat e tjera nuk u ngjit fare në pedanë.
Rezultati përfundimtar
Kështu, me 350 kg në total, Ertjan Kofsha u rendit në vendin e 24-t në dygarësh, duke qenë larg zonës së medaljes. Gjithsesi, paraqitja e tij ishte pozitive duke parë moshën e re.
Burimi: telesport.al










