Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

CR7 i thotë lamtumirë Portugalisë me një mesazh emocionues

CR7 i thotë lamtumirë Portugalisë me një mesazh emocionues
Foto: telesport.al

Pikërisht kur mendohej se marrëdhëniet po normalizoheshin, Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Portugalisë. Ai e bëri publik vendimin përmes një videoje të gjatë në rrjetet sociale.

Përplasjet me Jorge Jesus

Pas përplasjeve me trajnerin Jorge Jesus, të kulmuara me largimin nga grumbullimi në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve kundër Danimarkës, CR7 nuk priti publikimin e listës së të grumbulluarve, të parashikuar për të premten.

Trashëgimia e karrierës

Pas 23 vitesh, 234 ndeshjesh dhe 146 golash, duke mbajtur rekordet botërore për paraqitjet dhe golat me kombëtaret, ai largohet me tre trofe: Europianin 2016 dhe dy Liga të Kombeve.

Në mesazhin e tij, Ronaldo shkruan:

“Popullit portugez: Ka ardhur dita të dorëzoj fanellën me numrin 7 të kombëtares, që na përket të gjithëve. Për 23 vjet pata privilegjin dhe përgjegjësinë ta vishja, ta mbroja dhe ta lartësoja në stadiumet e botës.

Nuk ishte një vendim i lehtë. Disa zgjedhje nuk bëhen vetëm me mendje, por edhe me zemër. Kam dhënë gjithçka për këtë fanellë. Kam gabuar, kam vuajtur, por nuk jam dorëzuar kurrë. Dhe mbi të gjitha, kam qenë gjithmonë krenar që përfaqësova vendin tim.

Golat harrohen, trofetë përfundojnë në muze, rekordet mund të thyhen, por ka diçka që koha nuk mund ta fshijë: vendin që kemi fituar në zemrat e njerëzve”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha