Reagimi i Ghalibaf ndaj Vance
Një negociator i lartë iranian u tall të enjten me JD Vance, pasi zëvendëspresidenti amerikan fajësoi luftën me Iranin për humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, shkruan CNN.
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, tha të enjten se Vance shfaqi “energjinë e një bixhozxhiu që po humbet” dhe se ai “nuk mund të largohet nga tavolina”.
“Bossi po përgatit fazën e ardhshme të luftës, ndërsa Amerika po lëkundet buzë greminës së një politike që e vendos Izraelin të parin. Lëri fjalimet e tipit TED. Pse nuk ia thua këtë shefit tënd?”, shkroi Ghalibaf në X.
Pozicionet e Trump dhe Vance
Trump ka pranuar se lufta me Iranin ishte pjesërisht fajtore për humbjet e republikanëve. Vance ishte më i drejtpërdrejtë, duke thënë në një postim të gjatë në X të mërkurën se “arsyeja pse humbëm është lufta”.
Ghalibaf ka qenë negociatori kryesor në bisedimet SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës.
Burimi: insajderi.org









