Fundet me pala rikthehen në qendër të vëmendjes këtë sezon, një element i garderobës që i jep veshjeve një elegancë të veçantë.
Nga modelet mini te ato maxi
Modelet mini sjellin një prekje lozonjare, ndërsa gjatësitë midi dhe maxi mishërojnë elegancën klasike. Ky është një prej atyre elementeve të garderobës që përshtatet lehtësisht me stile dhe raste të ndryshme.
Kombinime për çdo rast
Të kombinuara me çizme, mokasina, balerina apo taka elegante, fundet me pala premtojnë kombinime plot stil, nga përditshmëria deri te daljet e mbrëmjes.
Zbuloni modelet më të bukura të sezonit dhe frymëzohuni për t’i bërë pjesë të garderobës suaj.
Burimi: living.al










