Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Portugalia do të organizojë ndeshjen lamtumirë për Ronaldon

Portugalia do të organizojë ndeshjen lamtumirë për Ronaldon
Foto: telesport.al

Pas njoftimit të Cristiano Ronaldos për tërheqjen përfundimtare nga kombëtarja, Federata Portugeze e Futbollit reagoi me një deklaratë emocionuese, duke shprehur mirënjohjen për kapitenin legjendar.

“Federata shpreh mirënjohjen më të thellë dhe të përjetshme për kapitenin tonë të përhershëm, Cristiano Ronaldo. Përveçse një sportist i jashtëzakonshëm, ai është lider karizmatik, shembull përkushtimi dhe simbol i shpirtit të kombëtares sonë.

Një karrierë legjendare

Me 234 ndeshje dhe 146 gola, ai e ka mbajtur kombin mbi supe, ka thyer rekorde dhe e ka udhëhequr ekipin drejt momenteve historike. Ronaldo ka ngritur lart emrin e Portugalisë dhe ka frymëzuar breza të tërë të rinjsh. Për shumë prej nesh, ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”.

Ndeshja e lamtumirës

Federata njoftoi gjithashtu se do të organizojë një ndeshje të posaçme lamtumire, ku tifozët dhe vendi do të mund ta duartrokasin dhe nderojnë edhe një herë.

“Faleminderit për gjithçka, kapiten! Kjo do të jetë gjithmonë shtëpia jote! Tani synojmë objektivin e 1000 golave”, – përfundon deklarata, duke iu referuar rekordit personal që Ronaldo kërkon të arrijë me Al Nassr.

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha