Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Arsenali afër transferimit të madh, ylli jep dritën jeshile

Arsenali afër transferimit të madh, ylli jep dritën jeshile
Foto: gazetaexpress.com

Arsenali duket se e ka gjetur zgjidhjen për problemet në krahun e majtë të sulmit, pasi Antonio Nusa, i cili ka dhënë tashmë dritën jeshile për t’iu bashkuar “Topçinjve”, pritet të transferohet në janar.

Sipas raportimeve, skuadra e Mikel Artetës është e gatshme të bëjë një investim të madh për Nusan gjatë afatit kalimtar të dimrit, ndërsa anësori i RB Leipzig ka dhënë tashmë miratimin për transferimin te Arsenali.

Bisedimet dhe oferta e Arsenalit

Raportohet se Arsenali ka nisur tashmë bisedimet me përfaqësuesit e futbollistit norvegjez dhe është i gatshëm të paguajë mbi 60 milionë funte për t’i siguruar shërbimet e tij.

Sipas Dean Jones, në një raportim të transmetuar nga TEAMTalk, Nusa pritet t’i bashkohet Arsenalit në janar.

Megjithatë, oferta prej 62.5 milionë funtesh e klubit londinez, që do ta bënte Nusan transferimin më të shtrenjtë të një futbollisti norvegjez në historinë e futbollit, është pesë milionë funte më e ulët se shuma e kërkuar nga RB Leipzig.

Statistikat e sezonit dhe roli në Arsenal

21-vjeçari ka regjistruar 14 kontribute në gola, gjashtë gola dhe tetë asistime, në 15 ndeshje për skuadrën gjermane këtë sezon dhe mund t’ia zgjidhë Arsenalit problemet në krahun e majtë të sulmit.

“Topçinjtë”, të cilët para fillimit të sezonit 2026/27 i lanë pas në hierarki si Gabriel Martinellin, ashtu edhe Leandro Trossardin, e shohin Nusan si një zgjidhje afatgjatë për krahun e majtë të sulmit.

Aktualisht, për këtë pozitë Arteta po alternon mes përforcimit të ri Christos Tzolis dhe Eberechi Ezes, por vetëm pesë milionë funte e ndajnë trajnerin spanjoll nga përforcimi që synon për të ardhmen e krahut të majtë në Emirates.

Kërkesat financiare të Leipzigut

Në kontratën e sulmuesit në Bundesliga nuk ka klauzolë lirimi, që do të thotë se Arsenali duhet ta përmbushë vlerësimin prej 67 milionë funtesh të Leipzigut ose ta bindë klubin gjerman të pranojë ofertën e tij.

Më herët, eksperti i transferimeve Fabrizio Romano kishte paralajmëruar se Arsenali mund të përballet me vështirësi për ta transferuar Nusan, për shkak të kërkesave financiare të Leipzigut.

“Sa kam kuptuar, RB Leipzig e vlerëson Antonio Nusan rreth 70-75 milionë euro, prandaj ai është mjaft i shtrenjtë”, deklaroi italiani në kanalin e tij në YouTube.

“Leipzig beson se ai është njëri prej anësorëve më të mirë në treg dhe nuk do të ofrojë asnjë zbritje për Nusan.

“Është gjithashtu e rëndësishme të thuhet se pritshmëria e Leipzigut është të vazhdojë bashkëpunimin me lojtarin deri në afatin kalimtar të verës dhe më pas ta shqyrtojë një largim të mundshëm, nëse vjen një ofertë e mirë.

Ata nuk po bëjnë presion për ta shitur Nusan në janar. Mendoj se mundësia që ai të largohet në janar nuk është veçanërisht konkrete. Nuk do të jetë e lehtë”, vazhdoi Romano.

“Ose vjen një ofertë krejtësisht e çmendur, ose për Nusan gjithçka do të shtyhet për në verë”, përfundoi ai.

Interesi i Arsenalit dhe perspektiva e transferimit

Pas këtij vlerësimi të Romanos, duket se Arsenali është i gatshëm të bëjë pikërisht atë ofertë të “çmendur” për të cilën foli eksperti italian.

Raportohet se Arsenali e ka vëzhguar futbollistin norvegjez prej një kohe të gjatë dhe ka mbetur jashtëzakonisht i impresionuar nga paraqitjet e tij në Bundesliga këtë sezon.

Në elitën e futbollit gjerman, statistikat e 21-vjeçarit janë edhe më mbresëlënëse sesa ato në të gjitha garat. Nusa ka regjistruar 11 kontribute në gola në vetëm nëntë ndeshje.

Transferimi i tij në Emirates tashmë duket më i mundshëm se kurrë, ndërsa bisedimet për një kalim në janar mes futbollistit norvegjez dhe Arsenalit po përparojnë me shpejtësi./GazetaExpress/

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha