Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron për të tretën ditë në Kosovë, pas lejes së dhënë për vizitë familjare. Ndërkohë, një incident dyshohet se ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij, në lagjen “Velania” në Prishtinë.
Incidenti jashtë shtëpisë
Sipas raportimeve të medieve, një pjesëtar i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, i cili ndodhej jashtë shtëpisë. Raportohet se pjesëtari i EULEX-it i kishte kërkuar familjarit të futej brenda, duke i thënë: “Hyn mrena”.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur familjarët po prisnin që Krasniqi të dilte nga shtëpia për të hipur në makinën që do ta transportonte drejt EULEX-it.
Qëndrimi i Krasniqit në Kosovë
Krasniqi ndodhet në Kosovë për arsye familjare pasi bashkëshortja e tij po kalon një problem me shëndetin, ndërsa gjatë qëndrimit të tij shoqërohet nga pjesëtarë të EULEX-it.
Krasniqi përfundoi ditën e tretë të vizitës.
Burimi: lajmifundit.al










