Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

PD kërkon heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale

PD kërkon heqjen e identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale
Foto: kohajone.com

Partia Demokratike kërkon që, në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, të mos përdoren pajisjet e identifikimit elektronik të votuesve. Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Marash Logu, argumentoi se këto pajisje nuk garantojnë parandalimin e votimit të dyfishtë apo të shumëfishtë.

”Përfaqësuesit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raportet zyrtare që kanë hartuar, kanë dëshmuar se nuk parandalohet votimi i dyfishtë dhe i shumëfishtë.

Ka raste të raportuara nga vetë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ku i njëjti shtetas kishte votuar me 27 karta të ndryshme, duke përdorur të njëjtën shenjë gishti.

PD është kundër përdorimit të pajisjeve të identifikimit elektronik në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027”.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha