Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Taulant Balla me diasporën në Athinë: Do t’i zgjidhim hallet e tyre

Taulant Balla me diasporën në Athinë: Do t’i zgjidhim hallet e tyre
Foto: kohajone.com

Prania Besnike tashmë ka dalë edhe në Diasporë. Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim prej disa orësh me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. Balla thotë se beson që hallet e tyre do të marrin zgjidhje.

Takimi në Athinë

“Për mbi tre orë dëgjova me vëmendje, një për një, sy më sy, dhjetëra bashkatdhetarë të Athinës, në ditën e parë të Pranisë Besnike në diasporë.

Detyra e deputetit

Janë halle që besoj do të marrin zgjidhje, sepse deputeti ka këtë detyrë: të marrë ankesat e njerëzve dhe, sipas ligjit, t’u kërkojë institucioneve përgjegjëse llogari pse nuk e zgjidhin hallin. Mos harroni, brenda afatit 15-ditor”, shprehet Balla.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha