Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Alarm në Turqi pas supergolit të Ernest Muçit me Kombëtaren

Alarm në Turqi pas supergolit të Ernest Muçit me Kombëtaren
Foto: albeu.com

Supergoli i Ernest Muçit ndaj Finlandës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka kthyer vëmendjen te sulmuesi shqiptar, i cili po shkëlqen edhe me klubin e tij, Trabzonspor.

Dëmtimi pas ndeshjes me Finlandën

Por ndeshja ndaj Finlandës, përtej atij goli, solli edhe telashe për Muçin. Sulmuesi u dëmtua pas një goditje që mori në pjesën e prapme të këmbës dhe si pasojë e saj, mungoi në sfidën ndaj Bjellorusisë, të cilën e ndoqi si spektator nga tribuna.

Shqetësimi në Trabzonspor

Kjo situatë ka shqetësuar Trabzonspor, i cili sheh te Muçi një nga elementët më të vlefshëm dhe në formë të klubit, që synon të luftojë për titullin në këtë edicion në Turqi.

Mediat pranë klubit bëjnë të ditur se tashmë pritet me padurim kthimi i Muçit për të kryer teste më të hollësishme fizike dhe për të nisur riaftësimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Në klub shpresojnë që ky dëmtim të jetë i lehtë dhe Muçi të kthehet në fushë që në ndeshjen e fundjavës ndaj Ejupspor, pasi Trabzonspori në këtë periudhë është kthyer në një nga rivalët kryesorë të Galatasarajt për kreun e renditjes.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha