Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Serbia mbyll grupin pa pikë, por ruan shansin për Ligën A

Serbia mbyll grupin pa pikë, por ruan shansin për Ligën A
Foto: abcnews.al

Në formatet e turneve të futbollit ndërkombëtar ka edhe raste që dalin jashtë çdo logjike të konkurrencës. I fundit është ai i Serbisë në Ligën e Kombeve. Kombëtarja serbe e mbylli turneun me një ecuri katastrofike, me 6 humbje në po aq ndeshje dhe një golaveraazh minus 8. Kjo i kushtoi vendin e fundit në grupin 2 të Ligës A, ku luajti bashkë me Gjermaninë, Holandën dhe Greqinë, por nuk mjaftoi që ta largojë nga niveli më i lartë i kompeticionit.

Serbët do të kenë një mundësi të dytë, pasi do të luajnë në play-off.

Ekipe me rezultate edhe më të dobëta

E habitshme, por e vërtetë, dy kombëtare të tjera patën një ecuri edhe më të dobët. Bëhet fjalë për Republikën Çeke, që luajti në grup me Anglinë, Spanjën dhe Kroacinë, dhe Turqinë, që mati forcat në grupin e saj me Francën, Belgjikën dhe Italinë.

Këto ekipe gjithashtu i humbën të gjitha ndeshjet, duke u renditur në vendet e fundit pa asnjë pikë, por kishin një golaveraazh edhe më negativ se Serbia. Në këtë mënyrë, kjo e fundit do të ketë një shans të dytë për të qëndruar mes më të mirëve në Ligën e Kombeve.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha