Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Zhegrova nuk është i lënduar, vetëm i lodhur

Zhegrova nuk është i lënduar, vetëm i lodhur
Foto: reporteri.al

Edon Zhegrova mund të rikthehet shumë shpejt në fushën e gjelbër, pavarësisht shqetësimeve për lëndimin që e detyroi të largohej nga grumbullimi i Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se sulmuesi ka lënë grumbullimin për shkak të një lëndimi dhe si rrjedhim nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Irlandës.

Gjendja e lojtarit sipas mediave italiane

Megjithatë, Gazzetta dello Sport ka dhënë sinjale pozitive lidhur me gjendjen e futbollistit të Juventusit, duke raportuar se situata nuk është shqetësuese.

Sipas mediave italiane, Zhegrova pritet të rikthehet në stërvitje nesër, fillimisht duke punuar i ndarë nga pjesa tjetër e grupit, përpara se t’u bashkohet plotësisht shokëve të tij.

Ai do t’i nënshtrohet edhe ekzaminimeve mjekësore, por në Itali nuk e konsiderojnë lëndimin si diçka shqetësuese.

Madje, nuk përjashtohet as mundësia e një rikuperimi të shpejtë, në mënyrë që Zhegrova të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Juventusit kundër Venezias.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha