Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Balla: Mbrojtja e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja është prioritet

Balla: Mbrojtja e proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja është prioritet
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 17 nëntor/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim në Parlamentin Evropian me Vasile Dincu, nënkryetar i Komisionit të Posaçëm për Mburojën Evropiane të Demokracisë (EUDS).

Interesi i Shqipërisë për mbrojtjen e demokracisë

Balla bëri të ditur se ky komision ka interes të veçantë edhe për Shqipërinë, në kuadër të mbrojtjes së proceseve demokratike nga ndërhyrjet e huaja dhe luftës kundër fushatave të dezinformimit.

Po ashtu, Balla u ndal te rëndësia e mbrojtjes së proceseve demokratike nga ndikimi i Rusisë dhe aktorëve të tjerë të huaj në hapësirën informative.

Strategjia kundër ndikimeve të jashtme

Një tjetër fokus i takimit është edhe strategjia e masave që duhen marrë në drejtim të forcimit të rezistencës kundër “duarve të huaja”.

/m.m/j.p/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha