Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama shfaq rrugën Berat–Ballaban–Këlcyrë, afër përfundimit

Rama shfaq rrugën Berat–Ballaban–Këlcyrë, afër përfundimit
Foto: tirananews.al

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se punimet në këtë segment rrugor janë drejt përfundimit.

Sipas kreut të qeverisë, rruga do të krijojë një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një hov të ri turizmit.

“Mirëmëngjes dhe me pamjet nga aksi i ri rrugor Berat–Ballaban–Këlcyrë, ku punimet janë drejt përfundimit duke krijuar një lidhje të re mes Beratit dhe jugut të vendit, që shkurton kohën e udhëtimit dhe i jep një tjetër hov turizmit, agroturizmit dhe ekonomisë së zonës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha